Our Regulations

Search Our Site

Our Regulations of International Transport

Disa informacione përpara se tëfilloni udhëtimin...

1. PRENOTIMI DHE BLERJA

Gjenden më shumë se 70 agjenci në Shqipëri dhe Greqi të cilat mund të shesin ose japin informacion mbi udhetimet dhe cmimet. Lista e plotë e agjencive mund të gjëndet në faqen e internetit www.albatrans.com.al tek zëri «Filiale».

2. CALL-CENTER ALBA-TRANS

Mund të telefononi cdo ditë të javës, për fshirë të shtunën dhe të dielën nga ora 8:00 deri në orën 20:00 . Ju kujtojme se prenotimi bëhet vetë me blerjen e biletës (përvec rasteve kur bileta është vajtje-ardhje)

3. MODIFIKIME

Udhëtuesit mund të modifikojnë biletat e blera pranë agjencive përkatëse. Ndryshimi i datës do të pranohet vetëm nëse:

a. Paraqiteni 24 orë përpara nisjes dhe paguani 2 €+ cmimit të biletës.

b. Paraqitja në mëpak se 24 orë para nisjes paguhet 4 € + cmimit të biletës

c. Nëse paraqiteni deri në 24 orë mbas nisjes se autobusit, kosto e ndryshimit të datës është e barabartë me 50% të vlerës së biletës dhe jo më pak se 15 € për person çdo modifikim.

d. Çdo rast tjetër nuk ka të drejtë për asnjë modifikim dhe rimbursim. Kthimi i biletës realizohet 24 orë para nisjes dhe rimbursimi është 80% i çmimit fillestar të biletës

4. INFORMACIONE

Informacionet mbi oraret, cmimet dhe ofertat jepen në orarin zyrtar në numrin telefonik +355 6940 60001. Në këtë numër mund t'Ju jepet informacion në kohë reale mbi vendet e lira dhe cmimet përkatëse. Oraret, cmimet dhe numri i ndenjëses Ju percaktohet në momentin e blerjes së biletës. Jashtë orarit zyrtar informacioni mund të merret nëpërmjet adresës elektronike info@albatrans.com.al.

5. BILETA

Bileta përbën dokumentin përfundimtar të udhëtimit dhe mund të blihet pranë agjencive ALBA-TRANS të pranishme në të gjithë territorin shqiptar dhe atë grek. Pasagjerët e paisur me biletë vajtje-ardhje, me kthim të pa caktuar (open), duhet të paraqiten pranë agjencisë më të afërt ALBA-TRANS për prenotimin e datës së kthimit 5 ditë para datës së nisjes. Udhëtuesi do të pranohet deri në kufirin e vendeve të lira.

6. PREZANTIMI PARA NISJES

Pasagjerët duhet të paraqiten 30 min para orarit të nisjes së autobusit. Në kohë fluksi paraqitja është e detyrueshme 45 min. para nisjes. Në rast mosparaqitje në kohët e caktuara më lart, vendi konsiderohet si i lire dhe i gatshëm për tu rishitur tek pasagjeri ardhshem.

7. OFERTAT PROMOCIONALE

Ofertat janë cmime të vencanta për bileta vajtje ose vajtje-ardhje me data fikse të zgjedhura nga pasagjeri. Kjo biletë është e vlefshme 1 muaj dhe nuk aplikohen reduktime të tjera mbi të. Në rast anullimi të këtyre biletave, pasagjerët nuk kanë të drejtë për asnjë rimbursim. Çmimet e vecanta promocionale mund të ndryshojnë pa paralajmërim dhe nuk mund të zgjasin gjatëtë gjithë vitit kalendarik.

Orari i aplikimit për ofertat është çdo ditën ga ora 11:00 deri në17:00

8. BILETA E PARAPAGUAR

Kjo biletë, aty ku është e aplikueshme, jep mundësinëe blerjes së një bilete në Shqipëri për një person i cili niset nga Greqia dhe e kundërta. Vlerës së kësaj bilete i shtohet € 5-10 (nëvarësi të destinacionit). Për të bërë blerjen e kësaj bilete, passagjerët duhet të paraqiten në një nga agjencitë ALBA-TRANS, 5 ditë para datës së udhëtimit.

9. BAGAZHET

Përmbajtja e bagazheve nuk sigurohet dhe është nën garkim të secilit pasagjer. Shoqëria ruan të drejtën për të kryer kontrolle mbi bagazhet e transportuara dhe dokumentet e udhëtimit në cdo moment deri në mbërritjen e tij në destinacion. Etiketimi i bagazheve bëhet për t'ju ardhur në ndihmë kontrolleve doganore dhe të autoriteteve publike dhe kjo nuk do të thotë marrje në dorëzim. ALBA-TRANS nuk mban asnjë përgjegjësi në rast vjedhje, ndërhyrje apo humbje të bagazheve. Udhëtuesi ka të drejtën e transportit falas të bagazheve të dorës dhe mund ta sistemojë atë në vendin e përcaktuar brenda në bord pa shkaktuar shqetësim për të tjerët. Në rast humbje të bagazheve duhet të njoftohet menjëherë agjencia qëndrore ne numrin e telefonit (+355042259204 ose +355694060001).

Në rast se bagazhi gjëndet, pasagjeri duhet të kujdeset vetë për tërheqjen e tij.

10. DOKUMENTET PER KALIMIN E KUFIRIT DHE VIZAT

Kushti themelor për të gjithë pasagjerët është të jenë të paisur me dokumente të rregullta dhe të vlefshme për kalimin e kufirit. Në këtë mënyrë asnjë pasagjer nuk do të lejohet të udhëtoi në mungesë të tyre dhe në këtë rast nuk do të bëhet asnjë rimbursim në favor të atij që thyen këtë rregull.

11. NDALESAT NE RESTORANTE DHE TUALET

Ndalesat në restorante dhe tualet janë të parashikuara gjatë udhëtimit. Udhëtarët duhet të respekojnë në mënyrë të përpiktë kohën e përcaktuar të ndalesës. Bazuar në këto ndalesa, përdorimi i tualet-it në bord do te lejohet vetëm në raste emergjence.

12. DUHANI

Konsumimi i duhanit është i ndaluar në të gjitha mjetet e linjave ALBA-TRANS.

13. TRANSPORTI I TE MITURVE

Të miturit nën moshën 16 vjec nuk u lejohet udhëtimi nëse nuk janë të shoqëruar nga një i rritur. Fëmijët ndërmjet moshës 16 dhe 17 vjec duhet të paisen me një autorizim të leshuar nga prindërit.

14. TRANSPORTI I KAFSHËVE

Transporti i kafshëve nuk lejohet në mjetet ALBA-TRANS