Transporti Urban

Search Our Site

Transporti Urban

 

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5

Fillimet e transportit urban në Tiranë kanë qenë në vitin 2001 nën emrin “Tirana-Trans” e cila ishte edhe operatori i parë i transportit urban në Tiranë me linjën “Qendër-Uzina Autotraktori-Qendër”.

Më pas, me zgjerimin e aktivitetit, ALBATRANS bëhet operatori më i madh i transportit urban (33% të tregut) duke organizuar transportin në linjat: “Qendër – Uzina Autotraktori – Qendër”, Qendër – Tufinë – Qendër”, “Tirana e Re – Stacioni i Trenit” dhe “Qendër – Komuna e Parisit – Qendër”.

Trendi i modernizimit të flotës, thekson angazhimin e ALBATRANS duke shënjestruar një transport publik ekologjikisht të qëndrueshëm (Standarti Euro 5), ku impakti ambjental është 90 herë më i vogël se sa autobusët e tjerë në qarkullim në qytetin e Tiranës. Kujdes i veçantë është treguar edhe në ndotjen akustike. Në bashkëpunim me prodhuesin më të madh të autobusëve në europë, “IRISBUS”, mjetet e reja kanë reduktuar 50 herë zhurmat me prejardhje mekanike. Nje tjeter paisje shumë e pëlqyeshme nga pasagjerët është ajri i klimatizuar, i cili ofrohet në të gjithë mjetet e transportit urban.

Kujdes i veçantë është treguar edhe ndaj personave me aftësi të kufizuara. Të gjitha mjetet tona janë me platform të sheshtë, e cila mundëson një përdorim të thjeshtë eshe nga kjo kategori.